Prej 3 muajsh e zhdukur, gjendet trupi i pajetë i 70-vjeçares në një zonë të pyllëzuar të Maqellarës

Një grua rreth 70-vjeçare është gjetur e pajetë në një zonë të pyllëzuar në Njësinë Administrative Maqellarë, në Bashkinë Dibër. Sipas të dhënave paraprake, 70-vjeçarja ishte larguar nga banesa rreth tre muaj më parë dhe prej asaj kohe nuk kishte pasur të dhëna për vendndodhjen e saj.

Trupi i saj është gjetur i ndarë në disa pjesë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe Prokurori i Dibrës, Abaz Muça, për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes.

Mbetet për t’u përcaktuar nëse dëmtimet e trupit janë shkaktuar nga kafshë të egra apo nga rrethana të tjera. Ekspertiza mjeko ligjore dhe hetimet pritet të përcaktojnë shkakun e vdekjes



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×