“Tris” anglez, “Tre Luanët” mundin pastër Çekinë dhe festojnë sërish, Tuchel: Të ecim përpara

Anglia vazhdon ndjekjen e kreut në Nations League, pas fitores së pastër 3-0 ndaj Çekisë. “Tre Luanët” dominuan gjatë gjithë takimit, ndërsa miqtë u mbështetën te pritjet e portierit Hornicek për të shmangur një humbje edhe më të thellë.

Anglia kaloi në avantazh në minutën e 27-të, pas autogolit të Coufal. Goli i dha më shumë hapësira skuadrës angleze dhe në fund të pjesës së parë Harry Kane dyfishoi shifrat. Sulmuesi i Bayern-it realizoi sërish në minutën e 57-të, duke vulosur fitoren dhe kompletuar dopietën personale. Për Kane kjo ndeshje ka edhe një tjetër domethënie të rëndësishme. Sfida ndaj Çekisë ishte e 125-ta në karrierë me “Tre Luanët”, për të duke barazuar të madhin Peter Shilton.

Çekia nuk arriti të krijojë thuajse asnjë rrezik serioz gjatë takimit, ndërsa Anglia administroi me qetësi avantazhin deri në fund. Me këtë sukses, anglezët ngjiten në kuotën e 9 pikëve dhe mbajnë vendin e dytë, pas Spanjës kryesuese me 12 pikë.

Pas ndeshjes tekniku gjerman i përfaqësues angleze, Tomas Thuchel u shpreh i kënaqur me performancën e skuadrës së tij: “Mendoj se është e nevojshme të ecim përpara. Kishte njëfarë kritike dhe skepticizmi, por unë thashë se nuk po nisim nga e para. Besoj se nuk kemi nevojë të nisim gjithçka nga fillimi, sepse mund të ndërtojmë mbi atë që kemi krijuar së bashku. Në Botëror kemi luajtur futboll të një niveli të lartë dhe konkurrues. Tani kalojmë në hapin tjetër dhe është gjithmonë e rëndësishme të bësh hapin e radhës. Por përkushtimi dhe qëndrimi i lojtarëve që nga dita e parë e grumbullimit kanë qenë në një nivel shumë të lartë dhe jam i lumtur që kemi mundur ta dëshmojmë këtë në të katërta ndeshjet.”, theksoi Tuchel.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×