Olise, një “diamant” në Mynih, Bayern i vendos një super çmim

Michael Olise, prej kohësh, nuk përfaqëson më një pikë referimi në formacionin e Kompany, por është kthyer në një “thesar” të vërtetë, një “diamant” në shtëpinë e Bayern Munich. Olise mbylli një vit fantastik, duke zgjuar interesimin e fortë të Real Madrid, por Bayern i bëri “bllok” menjëherë, duke e konsideruar të pashitshëm. Olise i ka bërë një nisje fantastike edhe këtë sezoni ku në 7 ndeshje ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 4 assiste. Olise jo vetëm ruajti ritmin e një viti më parë, por e ka dërguar perfomancën e tij në një tjetër nivel, të jashtëzakonshëm. Olise rikthehet në Mynih pas mahniti edhe një ikonë të futbollit botëror si Zinedine Zidane, ku bëri heroin dhe liderin absolut te Franca.

Pikërisht forma e shfaqur me “gjelat” ka bërë që emri i Olise të qarkullojë edhe një herë fuqishëm në media, ku “Sport BILD” i ka kushtuar një artikull të veçantë të ardhmes së sulmuesit francez. Sipas të përditshmet gjermane, deri në këtë pikë, mes Bayern dhe Olise nuk janë zhvilluar negociata konkrete, zyrtare, pra palët nuk janë ulur në një tavolinë për të diskutuar të ardhmen, për momentin ka vetëm projeksione dhe sondazhe në distancë. Fakt është se Bayern dëshiron të blindojë se ma parë yllin e ri të ekipit, janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë të re deri në vitin 2032, fakt është gjithashtu se përfaqësuesit e lojtarit kërkojnë të përfshijnë një klauzolë largimi, diçka për të cilën drejtuesit e Bayern nuk janë dakord, është kundër filozofisë së klubit, vendosja e klauzolave të largimit.

Gjithsesi, për Olise mund të bëhet një përjashtim, nëse përfaqësuesit e lojtarit nuk heqin dorë nga kjo kërkesë, “Sport BILD” zbulon se Bayern do t’i vendos një çmim prej 200 milionë euro. Me kontratën e re, që Bayern pritet t’i vendoset në tavolinë, është parashikuar edhe një përmirësim i ndjeshëm i pagës. Aktualisht, Olise përfiton 14 milionë euro në sezon, shumë larg asaj që përfiton Harry Kane, 25 milionë euro në sezon. Nëse francezi firmos rinovimin pritet të ngjitet në të njëjtin nivel me “bomberin” anglez.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×