Tension në Shkodër, pas bojkotit të stërvitjes nga lojtarët për shkak të pagave të prapambetura, vjen dorëheqja e Drejtorit Sportiv

Situata është e tensionuar në Shkodër. Aty ku pas bojkotit të futbollistëve për stërvitjen, sipas mediave lokale, është paraqitur edhe dorëheqja nga drejtori sportiv Vioresin Sinani.

Vendimi për të bojkotuar stërvitjen erdhi nga lojtarët për shkak të pagave të prapambetura. Përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Çaba Laszlo kanë ngecur, ndërsa në prag është ndeshja me Dinamon në stadiumin “Loro Boriçi”.

Kujtojmë se trajneri Edi Martini u shkarkua për shkak të rezultateve. Vllaznia mban vendin e fundit në renditje me 2 pikë pas pesë javësh të luajtura.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×