Bulqizë/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Bulqizës, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në fshatin Shtushen.

Pas marrjes së njoftimit për të shtënat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë organizuan menjëherë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat, në pranga u vu shtetasi L. K., 39 vjeç, banues në fshatin Shtushen.

Gjatë veprimeve hetimore, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, 4 krehëra dhe 47 fishekë luftarakë.

Nga hetimet paraprake rezultoi se 39-vjeçari kishte qëlluar me armë në ajër, duke shkaktuar edhe shqetësim në zonë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×