Detaje nga operacioni në Lezhë/ Të përfshirë në atentatin në Sarandë? Gjenden armë dhe veshje… Si ranë në gjurmët e policisë 3 të arrestuarit

Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i zhvilluar këtë të premte nga Policia e Lezhës, ku u arrestuar 3 persona të cilët dyshohet se do të kryenin një vrasje.

Gazetarja Xhensila Kodra tha për News24 se autorët e dyshuar prej disa ditësh policia i ka ruajtur dhe mbajtur në vëzhgim.

Këta shtetas janë kapur në Shkodër, nga Policia e Lezhës, ku më pas janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe veshje që dyshohet se do të përdoreshin për vrasjen.

Blutë kanë dyshime të forta se mund të jenë të njëjtët autorë të atentatit në Sarandë. Aktualisht kontrolle të shumta po bëhen në Shkodër, Laç dhe Kamzë.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×