
Një 41-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se prej vitit 2024 kanoste vazhdimisht një 73-vjeçar, me qëllim që t’i merrte një shumë parash.
Sipas hetimeve, i arrestuari, i cili ka precedent penal për krime kundër personit, pretendonte se djali i të moshuarit i kishte borxh shumën e parave që kërkonte. 41-vjeçari, me inicialet I. Sh., u identifikua dhe u vu në pranga pas hetimeve të kryera me metoda speciale nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas kallëzimit të bërë nga 73-vjeçari.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, për veprime të mëtejshme.
and then