
Protesta e të rinjve, që nisi e qetë për të tretën ditë radhazi, përshkallëzohet gjatë marshimit në bulevard. Pjesëmarrja mbetet e ulët.
Protesta e të rinjve në Elbasan, e cila nisi e qetë, nuk ka vijuar e tillë. Gjatë marshimit në rrugët e qytetit, situata është tensionuar, ndërsa protestuesit kanë shkulur tabela të sinjalistikës rrugore dhe kanë djegur kosha të mbeturinave. Tubimi nisi nga sheshi kryesor i qytetit, ku një grup i vogël të rinjsh u nis përgjatë bulevardit, duke brohoritur në kor thirrjet kundër qeverisë, mes tyre edhe “Rama ik”.
Gjatë marshimit, protestuesit u janë drejtuar edhe qytetarëve që ndodheshin në lokalet përgjatë bulevardit, duke i ftuar t’u bashkohen protestave.
“Çohuni nga kafenetë, bashkohuni me ne!”, ishte thirrja e përsëritur nga të rinjtë gjatë lëvizjes së tyre në rrugët e qytetit.
Megjithatë, pjesëmarrja në protestë vijon të jetë e ulët, ndërsa përshkallëzimi i situatës ka shënuar një ndryshim nga nisja e qetë e tubimit. Protesta në Elbasan zhvillohet për të tretën ditë radhazi, në një klimë mobilizimi dhe tubimesh që kanë përfshirë edhe qytete të tjera të vendit.
and then