
Banka e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me protestat masive që po ndodhin në Tiranë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Banka qendrore thekson se shërbimi i pagesave ka vijuar të funksionojë normalisht dhe pa ndërprerje, duke garantuar përmbushjen e rolit të sistemit bankar si domosdoshmëri e aktivitetit ekonomik të bizneseve dhe nevojave të konsumit të familjeve.
“Banka e Shqipërisë thekson se depozitat dhe kursimet e qytetarëve në sistemin bankar janë të sigurta. Dëmtimet e një pjese të infrastrukturës fizike në disa degë të bankave nuk cenojnë sigurinë e depozitave të klientëve dhe as qëndrueshmërinë financiare të bankave”, thuhet në postim.
Reagimi i plotë:
Mbi zhvillimet e fundit dhe funksionimin e sistemit bankar
Banka e Shqipërisë po ndjek me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet e ditëve të fundit në vend, veçanërisht incidentet ndaj disa degëve bankare dhe bankomatëve (ATM), të cilat kanë shkaktuar dëme materiale dhe kufizime të përkohshme të shërbimeve bankare. Në këto rrethana, siguria e qytetarëve, klientëve dhe punonjësve të institucioneve financiare mbetet përparësi.
Banka e Shqipërisë siguron publikun se shërbimi i pagesave ka vijuar të funksionojë normalisht dhe pa ndërprerje, duke garantuar përmbushjen e rolit të sistemit bankar si domosdoshmëri e aktivitetit ekonomik të bizneseve dhe nevojave të konsumit të familjeve.
Banka e Shqipërisë thekson se depozitat dhe kursimet e qytetarëve në sistemin bankar janë të sigurta. Dëmtimet e një pjese të infrastrukturës fizike në disa degë të bankave nuk cenojnë sigurinë e depozitave të klientëve dhe as qëndrueshmërinë financiare të bankave. Qytetarët duhet të jenë të qetë se kursimet e tyre janë të mbrojtura dhe nuk rrezikohen nga dëmtimet fizike të ambienteve.
and then