Eksploziv makinës së administratorit të Shushicës, arrestohen dy të dyshuar nga Tirana

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës, të dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e administratorit të njësisë administrative Shushicë, 29-vjeçarit me iniciale I. B.

Ngjarja ndodhi më 19 tetor, rreth orës 02:50, në fshatin Llakatund. Shpërthimi shkaktoi vetëm dëme materiale. Në kuadër të operacionit të koduar “Return”, policia identifikoi dhe arrestoi shtetasit Sh. M., 41 vjeç, dhe E. S., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Sipas hetimeve, dy të arrestuarit dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, për vendosjen e eksplozivit në automjetin e 29-vjeçarit, banues në Shushicë.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×