FIFA U-15 World Cup & Festival 2026/ Shqipëria U-15 e nis me spektakël, fiton 6-2 ndaj Ishujve Turks & Kaikos

Kombëtarja shqiptare U-15 e ka nisur me fitore pjesëmarrjen në FIFA U-15 World Cup & Festival 2026, që po zhvillohet në Azerbajxhan. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armand Dama triumfuan me rezultatin 6-2 ndaj Ishujve Turks dhe Kaikos, në ndeshjen e parë të këtij turneu ndërkombëtar.

Shqipëria e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe kaloi në avantazh që në minutën e 5-të me Elio Merën. Në minutën e 12-të, Santiago Perkola dyfishoi shifrat, ndërsa vetëm një minutë më vonë realizoi edhe golin e tretë për kuqezinjtë.

Dominimi shqiptar vijoi edhe në minutat në vazhdim, me kapitenin Elez Elqeni që shënoi golin e katërt në minutën e 16-të. Në minutën e 29-të, Denian Avdylaj thelloi avantazhin, ndërsa Matias Mehmeti realizoi golin e gjashtë në minutën e 32-të, nga pika e bardhë e penalltisë.

Ishujt Turks dhe Kaikos shënuan dy gola në pjesën e mbetur të takimit me Wilsony Charles dhe Jwuan Exalus, por Shqipëria arriti ta mbyllte sfidën me një fitore të rëndësishme, duke e nisur pozitivisht aventurën në këtë aktivitet të organizuar nga FIFA.

Kjo fitore përbën një nisje të mirë për kuqezinjtë e vegjël, të cilët do të vijojnë ndeshjet në fazën e parë të turneut me dy përballje të tjera më 25 tetor, ndaj Mauritanisë dhe Ruandës.

 

Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë U-15:

 

Shqipëri 6-2 Ishujt Turks dhe Kaikos

 

Shqipëri – Mauritani, 25 tetor, ora 11:30

 

Shqipëri – Ruandë, 25 tetor, ora 18:15

 

Vanuatu – Shqipëri, 26 tetor, ora 10:15

 

Bregu i Fildishtë – Shqipëri, 26 tetor, ora 17:00



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×