
Gazetari i News24, Klevin Muka, ka rrëfyer në studion e televizionit momentet e vështira që përjetoi gjatë raportimit në terren në protestën e zhvilluar në Tiranë më 24 tetor. Ai deklaroi se u godit me sprej piperi, duke pësuar skuqje dhe djegie në trup.
Duke treguar përjetimin e tij, Muka tha se fillimisht mendoi se shqetësimet do të kalonin shpejt, por situata u përkeqësua rreth një orë pas incidentit, kur ndjeu dhimbje dhe djegie të forta.
Ai tregoi se gjatë ditëve të protestave gazetarët kanë qenë vazhdimisht të ekspozuar ndaj gazit lotsjellës, por këtë herë efektet e sprejit me piper ishin më të rënda dhe shqetësimet nuk po kalonin.
Gazetari tha se pasi mbërriti në shtëpi, vuri re djegiet në trup dhe, pas komunikimit me mjekët, mori masat e nevojshme dhe kreu mjekimin.
“Jam mirë besoj se ka qenë një reaksion, pas një orë kam ndjerë gjithë dhimbjen dhe djegien e trupit. Ishte e vështirë për ta mbajtur. Gjatë gjithë këtyre ditëve kemi pasur gaz lotsjellës, në njëfarë mënyrë nuk na bënte përshtypje as gazi lotsjellës. Një shqetësim i momentit që mund të kalonte kështu e mendova, por nuk po kalonte dhe situata po përshkallëzohej dhe nuk po qëndroja dot më. Kur shkova në shtëpi dhe pashë që kisha pësuar djegie, mora masat nga komunikimi me mjekët, dhe kam bërë mjekimin. Dëmtimi im besoj një javë do zgjasë do ikë, kam telefonuar ambulancë në një moment më thanë nuk kemi çfarë t’i bëjmë, pi një paracetamol pastaj u dorëzova dhe mora vetë situatën në dorë”, tha ai.
and then