
Një incident i pazakontë gjatë një gare peshëngritjeje në Brazil është bërë viral në rrjetet sociale. Protagoniste është atletja braziliane Renata Cristina Touma, e cila përjetoi një moment të sikletshëm teksa përpiqej të ngrinte një peshë prej 200 kilogramësh.
Ngjarja ndodhi më 17 tetor, gjatë kompeticionit SP Terra Lifting Cup, ku Touma konkurronte në kategorinë 69 kilogramë. Gjatë përpjekjes për të ngritur peshën, atletja pësoi një episod të humbjes së pavullnetshme të urinës, ndërsa nuk arriti ta përfundonte me sukses ngritjen.
Videoja e momentit u publikua nga vetë sportistja në llogarinë e saj në Instagram dhe brenda një kohe të shkurtër mori mijëra reagime, duke u shpërndarë masivisht në platforma të ndryshme.
En tentant de soulever une barre de 200 kg, l’athlète brésilienne Renata Touma a subi une fuite urinaire en direct https://t.co/RvYSBWgr0G
— 75 Secondes 🗞️ (@75secondes) October 25, 2026
Touma, e cila është gjithashtu nutricioniste dhe trajnere profesioniste, nuk e komentoi drejtpërdrejt incidentin, por e shoqëroi videon me një mesazh. “Nuk mund të kontrollosh gjithçka që ndodh. Por mund të vendosësh se çfarë të bësh me atë që ke në dorë”, shkroi ajo.
Sipas Klinikës Mayo, fenomeni njihet si inkontinencë urinare nga sforcimi dhe ndodh kur aktiviteti fizik ushtron presion mbi fshikëzën e urinës. Kjo gjendje mund të shfaqet gjatë ngritjes së peshave të rënda, vrapimit, kollitjes apo teshtitjes. Ekspertët shpjegojnë se fenomeni nuk lidhet me stresin psikologjik, por me presionin fizik që ushtrohet mbi muskujt dhe strukturat që kontrollojnë urinimin.
and then