“Do të jepja gjithçka për një bisedë me të”, rrëfimi prekës i djalit të Michael Schumacher

Mick Schumacher ka ndarë një rrëfim emocional për marrëdhënien me të atin, legjendën e Formula 1, Michael Schumacher. Edhe pse zakonisht zgjedh ta mbajë larg vëmendjes publike këtë pjesë të jetës së tij, ai ka treguar në dokumentarin e Netflix-it, “Schumacher”, se sa shumë i mungojnë bisedat me babanë.

“Unë dhe babai kuptohemi në një mënyrë të veçantë, sepse flasim të njëjtën gjuhë – gjuhën e automobilizmit.

“Besoj se unë dhe babai do ta kuptonim njëri-tjetrin ndryshe tani, pikërisht sepse flasim të njëjtën gjuhë, gjuhën e automobilizmit. Do të kishim aq shumë gjëra për të diskutuar. Për këtë mendoj më së shumti. Do të hiqja dorë nga gjithçka vetëm që ta kisha këtë mundësi.

“Pas aksidentit, ato momente nuk ekzistojnë më, ato çaste që shumë njerëz të tjerë i ndajnë me prindërit e tyre. Mendoj se kjo është disi e padrejtë”.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×