
Një sasi e dyshuar lënde plasëse është konstatuar mëngjesin e sotëm pranë derës së një lokali në Kamëz.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:30, në rrugën “Berisha”, ndërsa lënda plasëse fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Lokali është në pronësi të një 38-vjeçari me inicialet K. H. Pas njoftimit, shërbimet e specializuara xheniere ndërhynë dhe bënë të mundur heqjen e lëndës së dyshuar nga vendngjarja.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 29.10.2026, rreth orës 06:30, në rrugën “Berisha”, në Kamëz, është konstatuar një sasi e dyshuar lënde plasëse, e vendosur pranë derës së një subjekti (lokal), në pronësi të shtetasit K. H., 38 vjeç, e cila nuk ka shpërthyer.
Shërbimet e specializuara xheniere kanë bërë të mundur heqjen e lëndës së dyshuar plasëse nga vendngjarja.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
and then