“Vetëm propagandë, asnjë konsultim”/ Eksperti Preçi për Paketën Fiskale 2027: Ekonomia nuk drejtohet me platforma e pasqyra. Ja si mund të ndihmohen shtresat në nevojë

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi, i ftuar në emisionin Minuta e parë ka komentuar Paketën e re Fiskale për vitin 2027.

Preçi tha se ekonomia nuk drejtohet nga platforma e pasqyra.

Ai tha se nëse qeveria do që të ndihmojë shtresat në nevojë, atëherë duhet që të ulë çmimin e energjisë elektrike.

Zef Preçi: Ajo që është shqetësuese në paketë është se nuk ka pasur konsultime dhe ka shumë propagandë e interpretohet sikur janë politika të majta.

Por ka propagandë. Prsh rritja e TVSH-së nga 20 përqind në 21 përqind e rrit koston e të bërit biznes. Ka masa dhe të pazbatueshme. Prsh ulja e TVSH-së për ushqimet, është masë e drejtë në përmbajtje. Por kushdo që merret me ekonomi e di se në një ekonomi informale me mbi 30 përqind, kjo është e vështirë që të zbatohet.

Nuk mendoj se ekonomia drejtohet me platforma e pasqyra, sepse ekonominë e përcakton konkurrenca. Nëse qeveria mendon për shtresat në nevojë, mund të ulte çmimin e energjisë se gjitha të tjerat janë të pazbatueshme, edhe kur ekziston vullneti i mirë.

Ulja e çmimeve, është e pazbatueshme për konsumatorët. Dhe për fat të keq, ne kemi një ekonomi që ka si shtyllë burime aspak të qëndrueshme.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×