350 mijë euro investim, asnjë transparencë/ Kompania “KUPA” fitoi tenderin me flamur të kuq për rrugën në Bulqizë, punimet ende të pambyllura

Bashkia e Bulqizës ka tenderuar një investim për “Sistemim-asfaltim i rrugës së lagjes Çiflig në fshatin Gjoricë e Sipërme, Nj Administrative Gjoricë”.

Sipas të dhënave të publikuara në platformën Open Procurement Albania njoftimi i tenderit është bërë që me datë 30 Korrik të këtij viti dhe ofertat janë hapur me datë 17 Gusht. Në garën për tenderin e vlerësuar rreth 350 mijë euro, morën pjesë 9 kompani.

Pas vlerësimit të ofrtave dhe kalimit të fazës ankimuese, pas afro një muaji është bërë shpallja e fituesit. Bëhet fjalë për kompaninë KUPA sh.p.k e cila e ka fituar tenderin në vlerën e 330 mijë euro shumë pranë kufirit limit.

Kjo ka bërë që fituesi i tenderit të shpallet me flamur të kuq nën dyshimin e favorizimit pasi ka patur kompani të tjera që kanë dhënë vlerë më të ulët.

Kohëzgjatja e kontratës është 8 javë ndërsa shpallja e fituesit është bërë me datë 14 Shtator, çka praktikisht kompanisë i kanë mbetur edhe rreth 2 javë për të mbyllur punimet.

Jo vetëm që punimet nuk janë mbyllur, por në kantierin e ndërtimit nuk ka asnjë tabelë informuese që është detyrim ligjor të vendoset nga çdo subjekt që zbaton projekte publike.

Investime të tilla që bëhet me parat e taksapaguesve shqiptar duhet të jenë transparente siç parashikohet në legjislacionin shqiptar.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×