Aksident tragjik në Has, përmbyset mjeti sportiv në Domaj/ Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

Një aksident i rëndë është regjistruar në Has, ku një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën, ndërsa vëllai i tij 38-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në livadhet e fshatit Domaj, në njësinë administrative Gjinaj, ku një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, viktima është shtetasi A. Q., 46 vjeç, i cili drejtonte mjetin. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vend, ndërsa vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38 vjeç, është plagosur dhe është transportuar në spitalin e Kukësit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×