FOTO-EKSKLUZIVE/ Gjendet një kuti përplot me para në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi

Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe është pjesë e dosjes hetimore të SPAK për vilën që dyshohet se i përket ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku në Dhërmi.

Fotoja është dërguar më 17 korrik 2021 dhe është gjetur në telefonin e Lavdrim Smones, bashkëshortit të gruas që kryente pastrimet në banesën e Ballukut në Tiranë. Sipas hetimeve, kutia me para dyshohet se është fotografuar brenda një vile, në kompleksin turistik në Dhërmi.

SPAK ka analizuar qindra komunikime telefonike të periudhës 2018-2025, të cilat, sipas prokurorëve, tregojnë se prona përdorej nga Balluku, megjithëse në dokumente rezulton në emër të ish-futbollistit Igli Tare. Në dosje përmenden komunikime të shoferit, vartësve, punonjësve të pastrimit dhe administratorëve të kompleksit.

Ewdfwe
Ewdfwe

Bashkëshorti i pastrueses, së bashku me gruan dhe vajzën e tij, udhëtonin herë pas here drejt Dhërmiut për të kryer pastrimet në vilë, ndërsa transporti i tyre organizohej shpesh nga shoferi personal i Ballukut.

Prokuroria pretendon se edhe arredimi dhe investimet në pronë ishin bërë sipas preferencave të ish-zëvendëskryeministres, ndërsa të dhënat e telefonisë celulare tregojnë përdorimin e saj të vazhdueshëm që prej vitit 2019. Vila, me sipërfaqe 103 metra katrorë dhe truall prej të paktën 300 metrash katrorë është sekuestruar me vendim gjykate.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×