“Lubi Balluku si Escobari”, Balliu: Ish-zv kryeministrja po fsheh paratë nëpër arka, kuti dhe i gropos. Po SPAK pse nuk i gjeti gjatë kontrolleve?

Deputeti i PD-së Klevis Balliu, përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar faktin se SPAK ka gjetur një fotografi në celularin e bashkëshortit të një sanitareje të Belinda Ballukut, ku shihet një tufë me para në në një vilë në jug të vendit.

Balliu shprehet se Balluku, si dhe qeveritarët e Partisë Socialiste kanë grabitur aq shumë para, sa ato kanë nisur t’i fshehin nëpër zyra, nëpër vila, madje dhe t’i groposin.

Më tej, pyet se përse SPAK nuk gjeti paratë në arkë gjatë kohës që ka kryer kontrolle në vilën e Ballukut në Dhërmi.

Postimi i deputetit të PD-së Klevis Balliu

Pasuria e çmendur e Lubisë nuk ka limit! Dalin kutitë e mbushura me euro të Lubisë.

Sot, në kulmin e hetimeve, dalin në pah kuti të mbushura me mijëra euro, por ato, në fakt, duket se për Lubinë janë thjesht para për shpenzime ditore.

Lubia ka vjedhur aq shumë, sa sot duket se ka të njëjtin problem që kishte dikur Pablo Escobar: nuk di ku t’i fusë paratë!

I fshehin nëpër apartamente që blihen vetëm për këtë qëllim, nëpër zyra e, me gjasë, një pjesë edhe i groposin. I fusin nëpër kuti dhe i vendosin kudo ku munden, sepse kanë aq shumë para, sa nuk dinë më ku t’i çojnë.

Por si ka mundësi që SPAK-u i Partisë nuk i paska gjetur këto para nëpër kuti, kur pretendohet se janë kryer kontrolle?



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×