Vrau bashkëkombasin në Selanik më 2020, arrestohet 26-vjeçari! Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet greke.

I riu nga Korça Romarjo Tahiri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi akuzohet se në vitin 2020, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, vrau një shtetas shqiptar. Sipas hetimeve, viktima fillimisht është dhunuar dhe më pas është goditur me mjete prerëse, duke humbur jetën. Për 26-vjeçarin, Gjykata e Korçës kishte caktuar në vitin 2021 masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Arrestimi u realizua në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, ndërsa Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët grekë për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit / Vijon intensivisht bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të operacionit të koduar “The Ëanted”.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, i dyshuar për vrasjen e një shtetasi shqiptar në Selanik, në vitin 2020, kapet në Greqi 26-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet homologëve të Drejtorisë së Interpolit dhe Interpol Athinës, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Ëanted”, u arrestua provizorisht në Greqi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Romarjo Tahiri, 26 vjeç, i lindur në Korçë.

Në vitin 2021, Gjykata e Korçës i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se në vitin 2020, në Selanik, shtetasi R. T., në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, kanë vrarë shtetasin shqiptar Spartak Dervishi, të cilin fillimisht e kanë dhunuar dhe më pas e kanë goditur me mjete prerëse.

Familjarët e viktimës kanë bërë kallëzim në Korçë për ngjarjen e ndodhur në Selanik dhe veprimet janë koordinuar me autoritetet greke.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 26-vjeçarit në Shqipëri.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×