Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj

Avokati i njohur Saimir Vishaj ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Ai ishte prej disa ditësh i shtruar në Spitalin e Traumës, ku ndodhej i intubuar, pas dëmtimeve të marra nga një rrëzim në shkallë.

Vishaj, ishte rrëzuar në rrethana që nuk janë bërë ende të ditura plotësisht, duke pësuar disa dëmtime. Pavarësisht trajtimit mjekësor, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Në gusht të vitit 2025, Vishaj tregoi publikisht se kishte kaluar një sëmundje të rëndë, për shkak të së cilës kishte qëndruar për një periudhë në gjendje kome dhe i intubuar, por që ia kishte dalë me sukses.

Saimir Vishaj ka qenë një nga avokatët penalistë më të njohur në Shqipëri, ish-kreu i Dhomës së Avokaktëve Penalistë, pedagog dhe figurë publike.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×