I riu në Tiranë kapet me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet në flagrancë

Një 20-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi u kap duke qarkulluar me automjet, ku mbante një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.Ngjarja u konstatua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, të cilat, bazuar në informacionet e siguruara, ndaluan për kontroll automjetin me të cilin udhëtonte i riu, në rrugën “Kastriotët”. Gjatë kontrollit, efektivët gjetën dhe sekuestruan pistoletën dhe municionin.

Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua 20-vjeçari me inicialet S. D., banues në Tiranë.

Ndërkohë, dy familjarë të tij, 51 dhe 23 vjeç, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, pasi, sipas Policisë, kundërshtuan efektivët gjatë kontrollit të banesës, me qëllim pengimin e kryerjes së tij. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×