Tronditëse në Bulqizë/ Ariu kafshon burrin, 53-vjeçari humb jetën

Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e sotme në Bulqizë, ku një 53-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën pas sulmit nga një ari.

Sipas informacionit paraprak të policisë, burri është sulmuar dhe kafshuar nga kafsha e egër, ndërsa familjarët kanë kërkuar ndihmë mjekësore për të.

Rreth orës 14:10, Spitali i Bulqizës ka njoftuar policinë për rastin. Shërbimet policore dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 53-vjeçari kishte ndërruar jetë. Trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:10 të ditës së sotme, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë se familjarët e shtetasit U. F., rreth 53 vjeç, kishin kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ky i fundit dyshohet se ishte sulmuar dhe kafshuar nga një kafshë e egër (ari).

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 53-vjeçari kishte humbur jetën.

Trupi i pajetë i shtetasit U. F. është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×