Tragjedi në Itali, e zuri poshtë porta metalike, humb jetën në vendin e punës 61-vjeçari shqiptar (EMRI)

Një 61-vjeçar shqiptar ka humbur jetën këtë mëngjes në një aksident tragjik në vendin e punës, në Casarano të Italisë, në lagjen Spagnolo. Viktima është identifikuar si Bashkim Rushani, i lindur në Durrës dhe banues prej vitesh në Casarano. Ai ishte pronar i një kompanie ndërtimi, e njohur si shoqëria individuale “Bashkim”.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur gjatë punimeve në një banesë private, ku 61-vjeçari është zënë poshtë nga një portë metalike rrëshqitëse. Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, përpjekjet për t’i shpëtuar jetën kanë rezultuar të pasuksesshme.

Në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët dhe inspektorët e autoriteteve përgjegjëse për sigurinë në punë, të cilët po kryejnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit fatal.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×