Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave në Fier, 4 persona në pranga dhe 1 në kërkim

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Clean School”, duke goditur një grup që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në afërsi të institucioneve arsimore në qarkun e Fierit.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar katër persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet K. B., 28 vjeç, D. F., 25 vjeç, M. Zh., 48 vjeç dhe T. Ç., 52 vjeç, banues në Fier.

Ndërkohë, policia vijon kërkimet për E. B., 38 vjeç, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Gjatë kontrolleve në banesat e personave të arrestuar, uniformat blu sekuestruan 2.9 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, dy peshore elektronike dhe katër telefona celularë.

Operacioni u zhvillua pas një hetimi disa mujor nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal.

Njoftimi:

Fier/ Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave, 4 të arrestuar dhe një në kërkim

Operacioni “Clean School” në Fier, sekuestrohen 2.9 kg kanabis dhe pajisje për peshimin e lëndës narkotike.

Katër persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Clean School”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të institucioneve arsimore.

Operacioni u finalizua pas një hetimi disa mujor, të zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutuan katër masa sigurie “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata, për shtetasit K. B., 28 vjeç, D. F., 25 vjeç, M. Zh., 48 vjeç dhe T. Ç., 52 vjeç, të gjithë banues në Fier.

Ndërkohë, policia vijon punën për kapjen e shtetasit E. B., 38 vjeç, gjithashtu banues në Fier, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Gjatë kontrolleve në banesat e personave të arrestuar, uniformat blu sekuestruan 2.9 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, dy peshore elektronike dhe katër aparate celularë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia e Fierit bën me dije se do të vijojë kontrollet dhe operacionet kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, me fokus të veçantë parandalimin e shpërndarjes së drogës pranë institucioneve arsimore, me qëllim garantimin e sigurisë së nxënësve dhe komunitetit.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×