
Dosja hetimore e SPAK për vilën në kompleksin “Green Coast” në Palasë zbulon edhe shumat e parashikuara për punimet dhe pajisjet luksoze të saj. Sipas dokumenteve të administruara nga prokuroria, investimi për vilën 188/1 ka përfshirë ndërhyrje të shumta, ndërsa preventivi i punimeve arrin në qindra mijëra euro.
Nga komunikimet mes studios së arkitekturës “Atelier 4” dhe kompanisë “Alko Impex General Construction”, SPAK ka konstatuar dy variante të preventivit. Vlera totale e punimeve për variantin e parë ishte 288.616 euro, ndërsa për variantin e dytë arrinte në 410.526 euro.
Në dosje përmendet edhe ndërtimi i pishinës, për të cilën hetuesit kanë gjetur të dhëna në sistemin informatik të kompanisë “SuperPoolKimya”. Në dokumentet e saj, në rubrikën e klientëve, ishte shënuar: “Pishina Arbër Abazi (Dhërmi) + Belinda”, me vlerë totale 25 mijë euro.
Sipas dokumentacionit, nga kjo shumë ishin paguar 10 mijë euro, ndërsa 15 mijë euro rezultonin ende detyrim. Hetimet kanë zbuluar se punimet për pishinën ishin realizuar nga kompania “Superbeton Construction”, ndërsa faturat i ishin lëshuar shoqërisë “Alko Impex General Construction”, në pronësi të Arbër Abazit.
SPAK ka administruar gjithashtu dokumente për punime të tjera, përfshirë sistemin e ventilimit, për të cilin rezulton një faturë në vlerën 15.122,42 euro.
Këto të dhëna janë pjesë e hetimit për të përcaktuar se kush i ka financuar realisht investimet në vilën që dyshohet se është në pronësi indirekte të Belinda Ballukut.
Dokumentari i plotë:
Sipas një proverbi të vjetër të lashtë sa vetë bota, ligjet thuhet se janë krijuar si rrjetat e merimangave, kjo me qëllim për të kapur mizat e vogla, ndërsa grerëzat e mëdha për të çarë përmes tyre.
Një proverb ky që duket se i shkon më shumë për shtat sot rastit të ish/ zv kryeministres Belinda Balluku, njeriu sot më i pushtetshëm në Shqipëri. Madje më e pushtetshme se edhe vetë kryeministri Rama.
Ky i fundit që ndërsa ka dorëzuar një e nga një para drejtësisë të gjithë bashkëudhëtarët e tij në rrugën e gjatë të pushtetit 13 vjeçar, duket se nuk ka ndërmend ta bëjë këtë gjë me Ballukun.
Të cilën ndryshe nga të tjerët ka vendosur ta mbrojë deri në fund me thonj, duke kthyer pas edhe kërkesën e ardhur në Kuvend nga SPAK, për heqjen e imunitetit të ish numrit dy të qeverisë.
Balluku e cila u paraqit për herë të fundit në godinën e SPAK më datë 28 Tetor.
Aty ku u njoh me mbylljen e hetimeve të hapura kundrejt saj si edhe me 5 akuzat e ngritura, midis të cilave korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe abuzim me tenderat.
Ish zv/kryeministrja e cila duhet të japë llogari tashmë për 9 procedura tenderimi për projekte infrastrukturore dhe punime publike.
Listë ku më kryesoret përfshihen Tuneli i Llogarasë, Unaza e Jashtme e Tiranës dhe aksi Porto Romano-Durrës.
Pikërisht në kuadër të kësaj dosjeje janë marrë të pandehur edhe ish-zyrtarë të lartë të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, njerëz të besuar të Belinda Balluku, biznesmenë të njohur në vend, si dhe ish-futbollisti i Kombëtares Igli Tare.
Por çfarë i lidh të gjithë këta personazhe me emrin e Belinda Ballukut?
Dhe si ranë ata në rrjetën e ligjit, kjo falë edhe gjurmëve që ish-zv kryeministrja kishte lënë në pasuritë që dyshohen se i ka vënë nëpërmjet korrupsionit.
Ashtu si në rastin e vilës së zbuluar në kompleksin ‘Ëhite Roks’ në Dhërmi.
Vilë që mendohet se kap shifrën e investimit 420 mijë euro dhe që ishte fshehur në emrin e ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tare.
Apartament ku Balluku ka lënë kudo nëpër orenditë që gjenden në këtë vilë, firmën e saj ose të familjarëve të saj.
SPAK që është kujdesur të administrojë çdo imtësi që do të lidhte sadopak emrin e znj. Balluku me vilën që ajo është kujdesur për gjatë gjithë kohës që ta mohojë.
Gjetje të cilat fillojnë që te televizori i instaluar në mur, në të cilin është instaluar platforma ‘Netflix’.
Por që për të hapur këtë platformë duhet të kalosh nëpërmjet emrit Belinda Balluku.
Apo dy fëmijëve të saj, të cilët duket se e kanë frekuentuar shpesh vilën.
Ashtu si edhe pikturat në mure që zbukurojnë vilën, të cilat mbajnë emrin e vajzës së ish-zv kryeministres.
Prova kompromentuese të ngjashme që janë gjetur edhe në elementët festivë të përdorur në vilë.
Midis të cilëve edhe ato të përdorura gjatë ditëlindjes së djalit të Belinda Ballukut.
Ndërkohë që ajo që provon edhe më tej ekzistencën e Belinda Ballukut, është fakti se faturat e energjisë elektrike janë paguar nga vartësja e saj, Viola Haxhiademi.
Edhe kjo e fundit në hetim nga SPAK.
Por cila është lidhja e Belinda Ballukut me kompaninë ‘Eurocol’ të biznesmenit Pandeli Carapuli, i cili nga hetimet e SPAK del që jo vetëm është përfitues i një tenderi për rikonstruksionin e godinës së ‘Albcontrol’, në kohën kur Belinda Balluku ishte drejtuese e këtij institucioni, por edhe si përfitues i këtij tenderi, në kundërshpërblim i ka dhënë znj. Balluku, një vilë në zonën e Dhërmiut, në kompleksin ‘Ëhite Rocks’.
Pra siç shikohet hijet e para të kësaj afere korruptive nisin në vitin 2014.
Koha kur Belinda Balluku merr detyrën e drejtoreshës së përgjithshme të ‘Albcontrol’.
Periudha në të cilën ajo i kërkon studios së arkitekturës ‘Atelier 4’ të hartojë një projekt lidhur mbi ‘Rikonstruksionin e godinës teknologjike të Albcontrol’.
Projekt i cili sipas Ballukut në mungesë të fondeve iu kërkua të bëhej falas nga studio në fjalë e arkitekturës.
Kërkesë të cilën Belinda Balluku ndërkohë ia drejton edhe një studio tjetër arkitekturore.
Ku në lojë tashmë hyn edhe Evis Berberi, i cili më pas me të ardhur Belinda Balluku në krye të Ministrisë së Transporteve, do të shpërblehej me pozicionin e drejtuesit të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Berberi, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij si dhe akt ekspertimit të telefonit që kishte në banesë, iu gjetën edhe mesazhe apo emaile që implikonin jo vetëm Ballukun, por edhe të besuar të saj e biznesmenë.
Por cilat janë gjetjet që kanë bindur prokurorët e SPAK, se vila ‘F6’ në kompleksin ‘White Rocks’ në Dhërmi është në posedim të Belinda Ballukut.
Dhe është përfituar nga kjo e fundit nga shoqëria ‘Eurocol’ me administrator biznesmenin Pandeli Carapuli.
Sipas SPAK, indiciet e para janë marrë nga njëra prej vartëseve më besnike të Belinda Ballukut, Viola Haxhiademi që në këtë kohë është Drejtoreshë e Departamentit Administrativ në ‘Albcontrol’.
Shtetasja Viola Haxhiademi, me detyrën e Drejtoreshës së Departamentit Administrativ në ‘Albcontrol’, komunikon me motrën e saj, shtetasen Dorela Haxhiademi, të cilën e informon se shtetasja Belinda Balluku ka njësi banimi në kompleksin ‘Ëhite Rocks”.
Në njërin prej këtyre emaileve Viola Haxhiademi i shkruan motrës së saj
‘Zemër, po të dërgoj fotot e Belës që të kuptosh në çfazë është shtëpia. Të kam dërguar dhe planin e projektit për të parë për cilën bëhet fjalë.
Bela ka ‘F5’ ndërsa ne kemi ‘F6’. Po të shikosh në foton që kam bërë më afër me vilat kam vizatuar dhe ku do bëhet pishina”, thuhet në dosjen hetimore.
Për vilën “F6’, rezulton se kontrata e porosisë është lidhur me 5 Dhjetor 2018, midis shtetasit Igli Tare, nën cilësinë e porositësit dhe shoqërisë ‘Eurocol’ sh.p.k,
Çmimi i plotë i kësaj vile që është 145 000 euro.
Nga sa ka zbuluar SPAK në lidhje me vilën ‘F6’, Igli Tare ka paguar vetëm 70 000 euro, ndërsa pjesa tjetër ka rezultuar e papaguar.
Me të përfunduar punimet në vitin 2019, Belinda Balluku dhe familjarët e saj, duket se kanë qenë vizitorë të shpeshtë të vilës në kompleksin ‘Ëhite Rocks’.
Gjë që siç thamë vërtetohet nga SPAK edhe nga gjetjet brenda ambienteve të vilave.
Ku në gërmimet e kryera nga oficerët e policisë gjyqësore dalin kudo shenja të gjurmëve të familjes së ish/zvkryeministres Belinda Balluku.
Gjetje të cilat janë zbuluar edhe gjatë kontrollit të ushtruar në këtë vilë më datë 27 Prill 2026, në disa prej orendive shtëpiake dhe elektronike.
“Gjatë kontrollit në vilë konkretisht janë konstatuar: Piktura, të cilat janë vendosur në muret e vilës, që kanë të shënuar incialet e vajzës së shtetases Belinda Balluku;
Zbukurime për festa ditëlindjesh, në emër të djalit të shtetases Belinda Balluku;
Në televizorin që gjendej në dhomën e ndenjes së vilës, është konstatuar i hapur ‘Netflix’ me email-in e llogarisë ‘[email protected]’,
ku gjenden si përdorues emrat e shtetases Belinda Balluku dhe të fëmijeve të saj”, thuhet në dosje.
Por po kështu gjatë kontrollit në vilë oficerët e SPAK gjetën aty edhe një ‘Kontratë qiraje’, e cila nuk ishte lidhur përpara noterit, në të cilin ishte shënuar data 25 Maj 2022.
Kontratë kjo e lidhur ndërmjet shtetasit lgli Tare, në cilësinë e qiradhënësit dhe shtetases Joana Bushi, në cilësinë e qiramarrësit, për vilën ‘F6’, në kompleksin ‘Ëhite Rocks’.
Joana Bushi, rezulton një prej njerëzve më të besuar të Belinda Ballukut.
Në këtë kontatë shkruhej se afati i qirasë fillon më datë 01 Qershor 2022 dhe përfundon më datë 1 Qershor 2024 dhe se do të rinovohej automatikisht për një periudhë 2 vjeçare nga data e skadencës.
Ku vlera e qirasë do të ishte 450 euro në muaj dhe sipas së cilës pagesa do të bëhej me bazë vjetore.
Pagesë e cila në vazhdim bëhet 600 euro në muaj.
Kontratë për të cilën Joana Bushi kishte bërë edhe një depozitim në bankë për llogari të lgli Tare në vlerën prej 5 400 euro.
Por që nga hetimi rezultoi se kjo kontratë qiraje ishte fiktive, dhe ishte bërë për të humbur gjurmët në lidhje me poseduesin real të kësaj pasurie, e cila sipas SPAK rezulton të jetë shtetasja Belinda Balluku.
“Për të fshehur posedimin e vilës nga ana e saj, shtetasja Belinda Balluku ka përdorur vartësen e saj, shtetasen Joana Bushi, duke kryer një veprim fiktiv të lidhjes së kontratës së qirasë me personin tjetër të përdorur si porositës të kësaj vile, shtetasin lgli Tare.
Veprimet e kryera nga shtetasi Igli Tare për kontratën e porosisë, si dhe pagesa pjesore e formalizuar për këtë kontratë, janë bërë për llogari të shtetases Belinda Balluku.
Kjo pasuri rezulton të jetë krijuar si përfitim i parregullt i dhënë nga shtetasi Pandeli Carapuli, administrator i shoqërisë ‘Eurocol’ sh.p.k, në drejtim të shtetases Belinda Balluku”, thuhet në dosje.
Por nga sa shikohet më poshtë Belinda Balluku ka krijuar për enturazhin e saj në ‘Albcontrol’, njerëz të cilët i kryenin me besnikëri punët që u ngarkoheshin, edhe një grup ëhats appi, të quajtur ‘Dhërmi’.
Sipas vendndodhjes së vilës në kompleksin ‘Ëhite Rocks’ në Dhërmi.
Grup whats app-i ku bën pjesë edhe Viola Haxhiademi, e cila është vartëse e znj. Balluku në ‘Albcontrol’.
“Nga aktet e administruara rezulton se njësitë e banimit në kompleksin ‘Ëhite Rocks’, kanë filluar t’u dorëzohen personave të interesuar për banim në muajin qershor të vitit 2019.
Që nga momenti i marrjes në dorëzim të vilës, ajo rezulton të jetë përdorur në mënyrë të rregullt nga shtetasja Belinda Balluku.
Nga kqyrja e aktit të ekspertimit, të aparatit celular ‘Blackberry’, sekuestruar shtetases Viola Haxhiademi, rezulton se në datën 21 Qershor 2019, në aplikacionin ‘ËhatsApp’, shtetasja Belinda Balluku, e cila ka përdorur numrin celular ‘06960*****’, ka krijuar grupin e titulluar ‘Dhërmi’.
Në këtë grup bëjnë pjesë shtetasit Belinda Balluku, Viola Haxhiademi, Matilda Kërçaku, Maksim Ethemaj dhe Alketa Pano. Kjo me qëllim që ky grup të koordinohej me njëri-tjetrin në momentin që ishin në vilë.
Ndërkohë që në këtë grup mungon emri i Joana Bushit e cila ka lidhur fiktivisht kontratën e qirasë me shtetasin lgli Tare, për vilën ‘F6’.
Vilë e cila de fakto rezulton të jetë e shtetases Belinda Balluku”, thuhet në dosje.
Kërkesat e klientes me status të veçantë, ishin të atilla sa kishin vënë në vështirësi, edhe vetë studion më të mirë të arkitekturës në Shqipëri.
Aq sa ishin të gatshëm t’i përmbushnin çdo vanitet të saj, mjafton që ajo të ishte e kënaqur.
Dhe kur vjen fjala te kënaqësia të mos privohej nga asgjë që mund të kishte luksi i vilave më luksoze, të cilat vetëm biznesmenët më të pasur në botë mund ta kishin këtë mundësi.
Edhe pse në dukje një kliente diskrete, e mbajtur me rreptësi në fshehtësi, duket se disa detaje mund të tradhëtojnë edhe më të sprovuarin në të tilla punë.
Ashtu siç në fakt duket se po i ndodh klientes misterioze.
E cila pavarësisht se punoi shumë që emri i saj të mos lidhej me vilat në Palasë, tashmë pas vilës së parë, një tjetër e tillë, ku janë investuar mbi 800 mijë euro është zbuluar në këtë pjesë të lakmuar të rivierës së jugut në Shqipëri.
Kjo vilë e zbuluar dhe më pas sekuestruar nga SPAK me vendim të GJKKO, në fillim të muajit shtator të këtij viti, është ajo me numër 188/ 1.
Pikërisht kjo vilë e ndodhur në resortin ‘Green Coast’ në Palasë, e cila sipas gjetjeve të SPAK, fillimisht u ble nga ish-sulmuesi i njohur i Kombëtares së Shqipërisë, dhe deri pak kohë më parë, drejtori Sportiv i Milanit, Igli Tare.
Por që më pas çuditërisht kjo vilë kaloi në një dorë tjetër, që u kujdes që aty të investoheshin qindra mijëra euro.
Dhe për të dalë në aktin final te emri i vërtetë i klientes së veçantë me kërkesa speciale për shijen e një vile.
Që e kaloi disafish investimin e kryer, kundrejt çmimit të blerjes.
Klientja speciale që siç thamë rezultoi të jetë Belinda Balluku.
E cila ndërsa SPAK, ka çuar emrin e saj në Kuvend për të kërkuar heqjen e imunitetit dhe vendosjen para drejtësisë, kryeministri Rama vazhdon të mbajë peng këtë kërkesë.
Ndërkohë që znj. Balluku, pavarësisht se ndaj saj si ish-kryeministre dhe ish-Ministre e Transportit, SPAK ka ngritur akuza të rënda për korrupsion që lidhen me pabarazinë në tendera, konkretisht në lotet 4, 5, 6 dhe 7 të Unazës së Tiranës, si edhe për aferën marramendëse të Tunelit të Llogarasë, vazhdon të shëtisë e lirë nëpër rrugët e Tiranës.
Dhe jo vetëm kaq, por të paraqitet në Kuvend mbrëmjen e 8 Tetorit, për të ofruar kartonin e saj për shkrirjen e 15 bashkive.
Madje të sfidojë deri aty në mënyrë cinike edhe vetë protestuesit, të cilët ulërasin në kor emrin e dhe hajdutërinë e saj.
Dosje të cilat nga ditë në ditë po nxjerrin në pah mamuthërinë e zonjës Balluku dhe të qeverisë Rama.
Balluku ndaj së cilës ka edhe një hetim të hapur për korrupsion dhe pastrim parash, lidhur me dy tendera me vlerë mbi 1 mln euro gjatë kohës kur ajo ishte drejtoreshë e Përgjithshme e ‘Albcontrol’.
Tendera për të cilat SPAK tha se iu dhanë në shkelje të ligjit një kompanie ndërtimi, nga e cila znj.Balluku mori ryshfet një vilë në Dhërmi me vlerë 145 mijë euro, e cila është sekuestruar me vendim të GJKKO.
Por që duket se paratë e grabitura ka vendosur t’i investojë në një tjetër vilë luksoze në bregdetin e jugut dhe në shije ekstravagante për të kënaqur dëshirat e tyre.
Siç ishte në fakt edhe zbulimi i fundit i SPAK, i një tjetër vile që dyshohet se i përket z. Balluku.
Një vilë familjare me sipërfaqe 478 m2, e ndodhur në kompleksin ‘Green Coast’, në Palasë, një nga zonat më të lakmuara dhe luksoze të rivierës shqiptare, për të cilën është vendosur një sekuestro preventive tashmë nga GJKKO.
Vilë e cila siç thamë sipas hetimeve të SPAK, rezultoi se ishte blerë fillimisht nga ish-sulmuesi i njohur i Kombëtares së Shqipërisë, Igli Tare.
Por cila është lidhja e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, me vilën e zbuluar në kompleksin ‘Green Coast’ në Palasë dhe pse prokurorët e SPAK, kanë bindjen se kjo vilë e regjistruar në emër të Igli Tares, në fakt është e znj. Balluku, që e ka fshehur nën emrin e tij.
Gjithçka duket se ndodh në vitin 2022 dhe është zbuluar nëpërmjet komunikimeve në email fillimisht midis shtetases Lorela Reçi, e cila është vajza e tezes së znj. Balluku dhe projektuesve të vilës.
Reçi që rezulton të jetë edhe bashkëjetuesja e shtetasit Arbër Abazi, që është edhe administrator i kompanisë ‘Alko Impex General Construction’.
Këtu ku zbulohet më tej edhe lidhja e Igli Tares me vilën në Palasë dhe dyshimet se emri i tij shërbeu thjesht si një koperturë, për të mbuluar faktin që vila në të vërtetë i përkiste znj. Balluku.
Lidhje midis Igli Tare dhe Belinda Ballukut duket se daton fillimisht në vitin 2019.
Koha kur kompania e themeluar nga Igli Tare fillimisht merr një leje ndërtimi në Tiranë, me firmë të ministres Balluku.
Që atë kohë ishte ministre e Infrastrukturës dhe Transportit, dhe kishte ndikimin e saj në Këshillin Kombëtar të Territorit.
“Rezulton se shtetasi Igli Tare më datë 25 Janar 2019 ka regjistruar shoqërinë ‘AgroRoma 2019’ sh.p.k, nga ku zotëron 100 % të kuotave të kësaj shoqërie.
‘AgroRoma 2019′ sh.p.k, së bashku me shoqërinë ‘EB Construction’ sh.p.k, me vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit nr. 07, datë 10 Qershor 2021, kanë marrë lejen e ndërtimit ‘Objekt me funksione komplekse, shërbim, hoteleri dhe rezidencial’, me vendndodhje pranë Zogut të Zi, në Bashkinë Tiranë.
Vendimi i mësipërm i Këshillit Kombëtar të Territorit, ndër të tjera, është nënshkruar edhe nga shtetasja Belinda Balluku, nën cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë (Ministër i linjës)”, thuhet në dosjen hetimore.
Por sigurisht zbulimi i kësaj lidhje nuk e bën me faj znj. Balluku dhe z, Tare.
Pasi deri këtu duket se gjithçka shkon në rregull.Por teksa shikohet edhe më tej, në hetimet e zhvilluara nga SPAK, dalëngadalë fillon të zbulohet edhe lidhja midis znj.Balluku dhe Igli Tares.
Tare që rezulton se ka në pronësi dy vila në kompleksin ‘Green Coast’, në Palasë.
Nga ku del se vila familjare me nr. 188/ 1, pavarësisht se është e regjistruar në emër të z. Tare dyshohet se në fakt është e Belinda Ballukut.
Fillimisht sipas gjetjeve të SPAK, çmimi i paguar për këtë vilë del të ketë qenë 250 mijë euro.
E paguar kjo në dy këste.
Nga ku është rënë dakord që sipërmarrësi i punimeve do t’ia dorëzojë objektin palës blerëse, në këtë rast z. Tare, pasi objekti të jetë kolauduar.
Kontratë shitje e cila është formalizuar më datë 12 Shtator 2020, midis palës shitëse, në këtë rast ‘Green Coast’ shpk dhe palës blerëse shtetasit, Igli Tare.
Po pikërisht këtu duket se fillojnë dhe zbulohen edhe gjurmët e pranisë së znj. Balluku në këtë vilë.
Kjo pasi nga dokumentacioni i zbuluar nga SPAK, del se vila me nr. 188/1 në Palasë, në kompleksin ‘Green Coast’, fillimisht deri në këtë moment që është ndërtimi i karabinasë është investuar nga Igli Tare, më tej punimet janë marrë përsipër nga biznesmeni Arbër Abazi. Djali i ish-deputetit socialist, Sadri Abazi.
Arbër Abazi i cili rezulton po kështu se është në një bashkëjetesë me shtetasen Lorela Reçi, vajza e tezes së Belinda Ballukut.
“Nga dokumentacioni i sekuestruar në lidhje me ndërtimin e pasurisë ‘Vila familjare 2F nr.188/1, Nukli 27’, në kompleksin ‘Green Coast’, në Palasë, është e provuar se ky ndërtim është në posedim të shtetases Belinda Balluku.
Konkretisht deri në fazën e karabinasë objekti është investuar nga shtetasi Igli Tare.
Më pas, punimet e tjera të kësaj vile, janë marrë përsipër dhe janë bërë nga shtetasi Arbër Abazi, pronar i njërës prej shoqërive përbërëse të bashkimit ekonomik fitues të prokurimit ‘Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7’, shoqëria ‘Alko Impex General Construction’”, thuhet në dosjen hetimore.
Por ajo që duket se fillimisht e implikon znj. Balluku me këtë vilë është prania e Lorela Reçit.
Kjo e fundit siç thamë bashkëjetuesja e biznesmenit Arbër Abazi që ka marrë përsipër të vazhdojë më tej investimin në vilë, por njëkohësisht edhe vajza e tezes së znj.Balluku.
Lorela Reçi që ka marrë përsipër të mbikqyrë çdo punim në vilën 188/1, por edhe atë ngjitur me të.
Reçi e cila jo vetëm komunikon me studiot dhe brigadat që po merren me punimet, por edhe është e para që informohet rreth çdo lëvizje që ka të bëjë me investimet në vilë.
“Në dokumentacionin e praktikës së pasurisë së mësipërme ndodhet dokumenti i titulluar ‘Formular- Deklaratë punimesh’, nënshkruar nga shtetasja Lorela Reçi (bashkëjetuesja e shtetasit Arbër Abazi, lidhje familjare e shtetases Belinda Balluku), ku përshkruhet si e autorizuar nga zyra e investitorit, për kryerjen e punimeve në vilën nr. 188/1”, thuhet ne dosje.
Pikërisht në këtë kontratë Lorela Reçi merr përsipër me firmën e saj të kryejë punime të ndryshme në vilë, duke filluar nga fasada dhe deri në përfundimin e tyre.
Madje nga sa shikohet më poshtë, Lorela Reçi del garant se punimet do të kryhen në mënyrë cilësore dhe brigadat që do të merren me punimet në vilë, janë me eksperiencë në këtë fushë, si edhe kanë burimet e duhura njerëzore për të përfunduar brenda afatit të përcaktuar, punimet në vilë.
Punime të cilat sipas marrëveshjes së rënë dakord, do të duhen të mbyllen brenda 30 ditëve nga hedhja e firmës në letër. Pra sipas marrëveshjes punimet duhet të mbyllen brenda datës 30 maj 2022.
Lorela Reçi: ‘Unë marr përsipër në përgjegjësinë time të plotë garancinë për të gjitha punimet që do të kryhen nga kontraktorët e përcaktuar prej meje si dhe punimet tashmë të përfunduara në njësi, përfshirë edhe ato civile.
Ky dokument është nënshkruar edhe nga shtetasi A. H, përfaqësues i shoqërisë ndërtuese të vilës 188/1.
Por krahas këtij dokumenti ai që vihet re është edhe një tjetër dokument.
Këtë herë i nënshkruar midis z. Igli Tare, përfaqësuesit të firmës ndërtuese dhe znj. Lorela Reçi, vajzës së tezes së znj. Balluku.
Siç thamë njëkohësisht edhe bashkëjetuese e biznesmenit Arbër Abazi, që ka fituar tenderin e lotit 7 të Unazës së Madhe.
Por pjesa më interesante që pason është ajo emaileve të shkëmbyera midi shoqërisë sipërmarrëse ‘Green Coast’, punonjësve të shoqërisë ndërtuese të vilës nr. 188/1, punonjësve të shoqërisë fituese të tenderit të procedurës së prokurimit me objekt ‘Unazën e Jashtme të Tiranës Loti 7’. ‘Alko Impex General Construction’. si dhe shtetases Lorela Reçi që kanë të bëjnë me ndryshimet në strukturën e objektit, si dhe planifikimin e punimeve të tjera të ndërtimit të kësaj vile pas përfundimit të karabinasë.
Po kështu edhe me ndërtimin e pishinës.
“Nga kqyrja e komunikimeve me email të punonjësve të shoqërisë sipërmarrëse ‘Green Coast ‘ sh.p.k, si dhe analizimi i mëtejshëm i tyre, kanë rezultuar komunikime për vilën 188/1, ndërmjet punonjësve të shoqërisë ndërtuese të vilës 188/1, ‘Mane TCI’ sh.p.k, punonjësve të grupit të shoqërisë ‘Balffin Construction’ përbërëse e saj edhe shoqëria ‘Mane TCI’ sh.p.k, punonjësit të shoqërisë fituese të prokurimit me objekt ‘Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7’, ‘Alko Impex General Construction’, dhe shtetases Lorela Reçi”, thuhet në dosje.
Edhe pse fillimisht duket se nuk ka një dakordësi midis shkëmbyeseve të emaileve, lidhur mbi ndryshimet strukturore në dy vilat përkatësisht ato 187/2 dhe në vilën 188/1,nga sa shikohet në emailet në vazhdim, palët bien dakord për këto ndryshime.
Siç është edhe ky email që mban datën 14 Shkurt 2022, ku përfaqësuesja e kompanisë ndërtuese pasi ka marrë aprovimin e eprorëve të saj, njofton Lorela Reçin, se tashmë mund të fillojë me brigadat e saj të punës, të bëjë ndërhyrje në vilën me nr. 188/1.
Email:Email i datës 14 Shkurt 2022, nga adresa e postës elektronike [email protected] në drejtim të adresës elektronike lorela.reç[email protected] ku për dijeni është vendosur edhe adresa e postës elektronike [email protected].
‘Përshëndetje Lorela… Në vazhdim të bisedës telefonike për ndryshimet dhe punimet në vilat 187/2 dhe 188/1, këto janë konfirmuar… Sikurse kemi komunikuar, punimet në këto vila duhet të përfundojnë në Prill 2022, dhe është e domosdoshme të dërgohet nga ana juaj një grafik punimesh që të koordinojmë me punimet e fasadës që do të kryhen nga kompania.
Do ta vlerësoja veçanërisht nëse brenda dy ditësh mund të dërgoni:
1. grafik punimesh të strukturës: prishje shkalle, shtesat konstruktive që do kryhen nga ju.. Nëse është e mundur, me autorizimin tuaj të komunikojmë me arkitektin tuaj për çështjet teknike…
Grupet tuaja të punës mund të fillojnë punimet menjëherë për të përfituar në kohë…’
Një ditë më pas sipas komunikimeve të zbuluara nga SPAK, këtë email Lorela Reçi, ia dërgon arkitektit R. Xh, që punon në kompaninë ‘Alko Impex General Construction’.
Arkitekt që në vazhdim të komunikimeve me email, mban kontakte me përfaqësuesen e shoqërisë ndërtuese të vilës 188/1, ku e njofton në lidhje me punimet që po kryhen në pishinën e vilës si edhe të faktit që janë ende në fazën e gërmimeve.
Informacione që i serviren edhe shtetases Lorela Reçi, e cila mbahet e informuar për punimet në të dyja vilat, atë nr. 187/2 dhe nr. 188/1
Por çuditërisht muri që kërkohet të prishet nga arkitekti dhe që është aprovuar edhe nga shoqëria ndërtuese, është ai që ndan dy vilat, respektivisht 187/2 dhe 188/1.
Pra atë të porositur nga z. Igli Tare dhe vilën ngjitur.
Ku ajo që e kërkon këtë ndryshim është Lorela Reçi, vajza e tezes së znj. Belinda Balluku.
Dhe njëkohësisht bashkëjetuese e biznesmenit Arbër Abazi, përfitues i tenderit të ndërtimit të Lotit 7, të Unazës së Jashtme të Tiranës.
Ku në komunikime flitet gjithashtu edhe për kërkesat e luksit, që kërkon një vilë e standardit të tillë.
Siç është edhe jakuzzi, në pjesën e brendshme.
Por nga sa shikohet edhe më tej punimet në të dyja vilat, duket se janë vonuar. Duke tejkaluar edhe afatet e vendosura në fillim, në nënshkrimin e kontratës.
Edhe pse afati i përfundimit të punimeve ishte muaji maj, i vitit 2022.
Punime të cilat nga komunikimet del se u shtynë deri në muajin nëntor të këtij viti.
Kjo mesa duket edhe për shkak të kërkesave që klientja speciale kishte, kliente që deri në këtë moment kishte mbetur e pazbuluar.
“Më datë 16 Nëntor 2022, nga adresa e elektronike [email protected] është dërguar email në drejtim të adresës së postës elektronike të shtetases Merita Kushi, ku për dijeni është vendosur adresa e elektronike lorela.reç[email protected] me përmbajtje:
‘Përshëndelje Merita…Në emër të Lorelës bashkëlidhur po ju dërgoj një kopje të skanuar të formularit të dorëzimit fizik të firmosur…Gjithë të mirat… Rineldi Xhelilaj..
Bashkëlidhur këtij email-i gjendet materiali i titulluar ‘formular dorëzimi fizik.pdf’.Nga përmbajtja e këtij dokumenti rezulton se ky dokument është lëshuar nga shoqëria ‘Mane TCI’, sh.p.k, në lidhje me projektin ‘Green Coast’ Palasë, përsa i përket objektit ‘Vila Familjare 2F nr.188/l, Nukli 27’”, thuhet në dosje.
Fakti që Lorela Reçi, vajza e tezes së zonjës Balluku, po merret me të dy vilat si me atë 187/2 dhe atë 188/1, provohet edhe nga komunikimet në email midis vetë punonjësve të kompanisë ndërtuese të vilave, disa prej tyre të cilët fillimisht shfaqen të habitur.
Por më pas mësojnë se vila nuk është më e porositësit, por Lorela Reçi ka marrë autorizim për të kryer investime…
“Email i datës 17 Nëntor 2022, nga adresa elektronike e shtetases Hendi Kono për dijeni shtetases Merita Kushi.
“Hi…Lorela Reçi ka 187/2, jo 188/1…Mos është lapsus?
Këtij emaili, më datë 17 Nëntor 2022, i është përgjigjur shtetasja Merita Kushi, duke u shprehur ‘E autorizuar’..
Ndërsa shtetasja Hendi Kono, ka kthyer përgjigjen: ‘Tërhiqem’”, thuhet në dosje.
Fakti që Lorela Reçi ka marrë në dorëzim apo ka autorizim për të kryer punime apo investime në vilën me nr.188/1, konfirmohet edhe në një tjetër email.
Madje një nga emaildërgueset e quan rastin si tejet specific, pra si një rast përjashtues, për të cilin nuk duhet pyetur më gjatë.
Email i datës 8 shkurt 2022: ‘Më rezulton që njëra nga 188-at i është dorëzuar një tjetër klienti të ndryshëm nga porositësi…Mbi çbazë dhe konfirmim?…Falemnderit’.
Këtij emaili i është përgjigjur shtetasja F.B: ‘Përshëndetje Shpëtim…188/1 është marrë në dorëzim nga klientja Lorela Reçi. Sipas infos që kemi është marrë në dorëzim me autorizim për llogari të porositësit sipas kontratës (I. Tare). Është rast pak specifik në fakt, pasi komunikimin me këtë klient është mbajtur gjithmonë nga ju.
Por këtu fillojnë edhe dalin edhe fijet e lidhjes së studios arkitekturore ‘Atelier’ 4, fillimisht me Lorela Reçin.
Studio e vëllezërve Alban dhe Olsi Eftimi. Alban Eftimi, ish-drejtor i përgjithshëm i Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës.
Këtu ku për herë parë dalin edhe shifrat e shpenzuara në vilë, shifra të cilat rriten kohë pas kohe në bazë të kërkesave të veçanta që klientja speciale ka.
Dosja Hetimore: Nga komunikimet me email ndërmjet punonjësve të ‘Atelier 4’ sh.p.k, dhe punonjësve të shoqërisë ‘Alko Impex General Construction’, fituese e procedurës së prokurimit me objekt ‘Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë,
Loti 7’ në lidhje me preventivin për vlerën e punimeve del se zërat e punimeve janë në dy variante, ku vlera e punimeve totale për variantin e parë është shënuar 288 616 euro, ndërsa varianti i dytë është shënuar 410 526 euro.
Jaccuzi që sipas komunikimeve në email do të vendosej midis vilave nr. 187 dhe 188/1.
Ndërkohë që pas verifikimeve të kryera nga SPAK, në bazë të emaileve të shkëmbyera, rezultoi se pishina ishte porositur në kompaninë ‘SuperPoolKimya”, me administrator, Mirand Seferi.
Këtu për herë të parë shënohet e zeza mbi të bardhë, emri i Belinda Ballukut.
Shënim që është lënë nga Arbër Abazi, i cili po merret me mbikqyrjen e investimit në vilën nr 188/1 në Palasë.
Në lidhje me punimet e realizuara për ndërtimin e pishinës, nga kqyrja e realizuar pranë shoqërisë ‘Superpool Kimya’, në pronësi të shtetasit Mirand Seferi, konkretisht në sistemin informatik të shoqërisë, në folderin nr.1, të emërtuar ‘Financa’, si dhe në nënfolderin ‘Dokumente Finance’, u konstatuan disa skedarë në format ‘Exel’, ku ndër të tjera janë dy tabela, në të cilat gjenden të dhëna me emra klientësh.
Në këto dy tabela ndër të tjera, gienden të shënuara të dhëna për shtetasen Belinda Balluku.
Konkretisht në rubrikën ‘Klient’ gjendet e shënuar ‘Pishina Arbër Abazi (Dhërmi) +Belinda’, sasi 2, me fazën 1, me vlerën e rënë dakord për të paguar 25 000 euro. Me vlerë të paguar 10 000 euro dhe me detyrim 15 000 euro.
Pikërisht nga hetimi i mëtejshëm i kryer nga SPAK rezultoi se punimet e mësipërme ishin realizuar nga ‘Superbeton Construction’ sh.p.k. Kompani e cila është në pronësi të bashkëshortes së shtetasit Mirand Seferi, ndërkohë që fatura i është faturuar shoqërisë‘Alko Impex Construction’, me pronar Arbër Abazin.
Ku po kështu nga kqyrja e sistemit të fiskalizimit rezultoi se janë lëshuar dy fatura nga shoqëria ‘Superbeton Construction’ sh.p.k, në drejtim të shoqërisë ‘Alko Impex Construction’, me vlerë totale 25 000 euro.
Respektivisht fatura nr.103, datë 26 Prill 2022, në vlerën 15 000 euro, me përshkrimin ‘Shtrim linja tubash, faza 1, si edhe fatura datë 20 Qershor 2022, në vlerën 10 000 Euro, me përshkrimin ‘Parapaguar’
Nga sa kuptohet edhe në komunikimet e mëtejshme, të kryera ndërmjet studios së arkitekturës ‘Atelier 4’ shpk dhe punonjësve të një kompanie që do merrej me sistemin e ventilimit, çdo gjë duhet të ishte perfekte.
Nga hetimi ka se punimet e mësipërme janë realizuar nga shoqëria ‘Billi AL’ sh.p.k, dhe është faturuar ‘Alko Impex General Construction’.
Nga kqyrja e sistemit të fiskalizimit rezulton se nga shoqëria ‘Billi Al’ sh.p.k, është Ieshuar fatura nr.122, datë 19 Korrik 2022, në drejtim të ‘Alko Impex General Construction’, me vlerë totale 15 122 42 euro, me përshkrimin ‘Situacion bashkëngjitur faturës’
Është pikërisht këtu ku del në sipërfaqe edhe emri i zonjës Balluku, si klientja që deri në këtë moment nuk ishte shfaqur.
Alban Efthimi i cili i çon zonjës Balluku një render se si e ka menduar ai vilën e saj, ku shijet janë ato të hotelit Roçabello në Santorini.
“Nëpërmjet emaileve të shkëmbyera ndërmjet punonjësve të shoqërisë projektuese ‘Atelier 4’ me shtetasen Belinda Balluku dhe punonjësve të shoqërisë ndërtuese ‘Mane TCI sh.p.k. në lidhje me përshtatjen e vilës sipas kërkesave të shtetases Belinda Balluku. e paraqitur në këto komunikime si ‘klienti’ i kësaj vile.
Më datë 14 Shtator 2020, Alban Eftimi dërgon një email nga adresa e emailit të tij në drejtim të adresës së postës elektronike të shtetases Belinda Balluku, të titulluar ‘Plane Rev 01’, me përmbajtjen si më poshtë:
‘Po të dërgoj një rishikim. Kemi idenë që edhe nëse do e japësh me qera, përdoruesit të mund të ndihen ‘të llastuar’ njësoj si në hotel. Shkallët mes 2 godinave kanë gjelbërim kacavjerrës në 2 muret anësore.
Në një krah të pishinës zbritet me shkallë dhe ka një tavolinë ngrënie në një nivel me ujin që të shijohet në max infinity pool. Pishina në skajin drejt detit ka ashtu një plan për të vendosur gota e ndonjë pjatë.
Treadmill mund të nxirret edhe afër pishinës nëse do bëhet një seancë e gjatë me pamje të gjerë nga deti
Tarraca e godinës ka veshje kryesisht me teak, gjelbërim për freski dhe pengim pamje dhe tavoline ngrënie & barbequ.
Në 2 krahët anësore të shtëpive, niveli i hyrjes dhe i suitave janë bërë 2 vaska hidromasazhi (shih hotel Roccabella në Santorini).
Suitat do i punojmë akoma me variante.
Ndarjen e kuzhinës dhe të garderobës tek master bedroom janë fizarmonike.
Një pjesë e mirë e ambienteve rreth pishinave janë veshur me teak për një feeling pak më të ngrohtë e pak si jaht.
Shihe si alternativë kur të perfundojmë edhe renderat dhe nëse s’të ngjit, kthehemi te mermerët blu”, thuhet në dosje.
Pra nga sa kuptohet, në komunikimet midis Alban Eftimi të studios ‘Atelier 4’ dhe zonjës Balluku, idea e vilave binjake daton 2 vite para se ato të ndërtoheshin dhe të investoheshin.
Gjë që lihet të kuptohet edhe nga një email që mban datën 18 Shtator 2020, ku gjendet një dokument i titulluar ‘Vilat Binjake 188 _ Palasë pdf’.
Ku në fletët e tjera gjenden planimetri dhe projekte të sipërfaqeve të dy vilave.
Ndërsa ajo që vihet re është fakti se preokupimi është maksimal.
Kjo pasi klientja e ka shumë të rëndësishëm zbatimin me përpikmëri të projektit.
“‘Gjithashtu gjatë zbatimit, do donim të njoftoheshim në kohë për çdo vështirësi që mund të keni në zbatim, që t’ju propozojmë zgiidhjet tona. Investitori e ka shumë të rëndësishëm zbatimin me përpikmëri të projektit. Gjithë të mirat. Alban Efthimi”, thuhet në një nga emailet.
Në lidhje me zbatimin me përpikmëri të projektit, në emailet e shkëmbyera lihet të kuptohet se Olsi Efthimi ka pasur edhe një takim me klientin. Por që pas kërkimeve të kryera nga SPAK, del se nuk ishte Igli Tare. Pasi Tare në ditën e takimit nuk ishte në Shqipëri.
Janë këto fakte që sipas organit të akuzës që krijojnë bindjen se znj. Balluku duke shfrytëzuar postin e saj si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka favorizuar kompani të ndryshme në tenderat e rrugëve. Siç është edhe ajo ‘Alko Impex Construction’ me administrator Arbër Abazin.
Të cilit pasi i ka dhënë tenderin e lotit 7 të Unazës së Jashtme të Tiranës, i ka marrë si shpërblim investimet në vilën e saj nr. 188/1 në kompleksin ‘Green Coast’ në Palasë.
Vilë të cilën fillimisht e ka fshehur në emër të Igli Tares, i cili ka investuar 250 mijë euro.
Investim i realizuar deri në fazën e karabinasë dhe më pas i marrë përsipër dhe vazhduar nga shtetasi Arbër Abazi.
Punimet e tjera të vilës dhe pishinës së saj, që sipas preventivit të punimeve të marra përsipër nga ana e shtetasit Arbër Abazi, vlera e këtij investimi varion nga 288 616 deri në 410 526 euro.
Që siç thamë për të fshehur këtë pasuri të krijuar si produkt i veprës penale të korrupsionit,
Belinda Balluku ka përdorur Igli Tare, duke kryer veprime fiktive të mëtejshme në lidhje me krijimin e dokumentacionit të pronësisë, me qëllim regjistrimin e kësaj prone në emër të shtetasit Igli Tare.
“Në vijim të hetimit nga aktet e administruara rezulton se shtetasja Belinda Balluku
ka pronësi indirekte pasurinë e regjistruar në emër të personit nën hetim, Igli Tare, objektin ‘Vila familjare 2F nr.188/l, Nukli 27’, në kompleksin ‘Green Coast’, Palasë. Balluku që mbrohet me kthetra nga kryeministri Rama, ndryshe nga shokë të tjerë të partisë që sot janë pas hekurave, apo kanë vuajtur dënimin për afera të ngjashme korruptive”, thuhet në dosjen hetimore të SPAK.
and then