ATP Paris/ Alcaraz eleminon amerikanin Fritz 2-1, spanjolli kualifikohet pas një përballje spektakolare

Carlos Alcaraz dhuron spektakël në Mastersin 1000 të Parisit! Tenisti spanjoll triumfoi në një përballje dramatike ndaj amerikanit Taylor Fritz, duke fituar me rezultatin 2-1 me sete: 6-7, 7-5 dhe 6-3.

Një ndeshje me emocione të forta, ku Alcaraz tregoi karakterin dhe klasin e një kampioni të madh. Pasi humbi setin e parë në tie-break, spanjolli reagoi në mënyrë fantastike në të dytin, duke përmbysur disavantazhin dhe duke shpëtuar edhe pikë ndeshjeje përballë Fritzit. Në setin vendimtar, Alcaraz mori plotësisht kontrollin e lojës, duke vulosur fitoren dhe kualifikimin në gjysmëfinale.

Një eliminim me shije të hidhur për Taylor Fritzin, pasi një fitore do t’i siguronte amerikanit biletën e fundit për në ATP Finals.

Për këtë sukses përfiton bashkëkombësi i Alcaraz, Rafa Jodar, i cili siguron pjesëmarrjen e tij të parë në turneun e madh të tetë më të mirëve të sezonit, në Torino. ATP Finals do të zhvillohet nga data 15 deri më 22 nëntor.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×