
Policia ka ndarë pamje nga grabitja e një banke në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.
Në video shihet momenti kur Robert Duka alias Albert Duka hyn në godinë edhe nën kërcënimin e armës grabit bankën.
Sipas Policisë, për identifikimin e tij kanë ndihmuar sistemet teknologjike, të cilat kanë mundësuar njohjen e personit pavarësisht maskimit, si dhe analizimi i veshjeve që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjeve.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan ;
– 8 200 euro,
– Veshje të përdorura gjatë kryerjes së veprave penale
– 2 aparate celularë.
Gjatë deklaratës për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës bëri të ditur gjithashtu se 50-vjeçari dyshohet se ka kryer veprimtari kriminale edhe në një shtet fqinj, ndërsa nuk dha detaje të mëtejshme për këtë çështje.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të dy grabitjeve dhe verifikimin e çdo përfshirjeje të mundshme të të dyshuarit në ngjarje të tjera kriminale.
and then