Detajet/ Robert Duka “ekspert” i vjedhjes së bankave, ishte akuzuar në Greqi për grabitjen e 28 institucioneve bankare

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e Robert Dukës, që dyshohet si personi që ka kryer vjedhjen e një banke në Tiranë.

Robert Duka ka qenë nën akuzë në Greqi si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për grabitjen e 28 bankave në vendin fqinj, raporton gazetarja Xhensila Kodra.

Ai prej ditësh ëahtë mbajtur nën vëzhgim nga agjentët e policisë, ndërsa dyshohet se do të largohej sërish në Greqi.

Bashkëshortja e tij punon në një tjetër bankë të nivelit të dytë.

Duka u arrestua sot, pasi dyshohet për vjedhjen e një banke në kryeqytet. Efektivët janë duke e hetuar, pasi ka dyshime se ai ka gisht edhe në grabitje të tjera.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×