
Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, ka kaluar një moment shumë të vështirë pas ndeshjes së skuadrës së tij ndaj Dinamos këtë fundjavë.
Drejtuesi i klubit korçar ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë pasdites së djeshme dhe është transportuar me urgjencë në Tiranë, ndërsa është mësuar se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.
Klubi korçar ndërkohë nuk ka dhënë ende asnjë informacion rreth situatës së numrit 1 pas kësaj ndërhyrje që Takaj ka kryer dhe gjendjes së tij aktuale.
and then