
“Rinovimi me Harry Kane na jep qetësi për të programuar të ardhmen”, kështu u shpreh Drejtori Sportiv i Bayern Munich gjatë zyrtarizimit të kontratës së re me “bomberin” anglez. Objektivi i radhës për klubin gjerman është gjetja e një zëvendësi për Manuel Neuer, me kapitenin që ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli në fund të këtij sezoni.
Në sytë e stafit drejtues portieri i parë është Urbig, por kërkohen një zëvendësi klasi. Sipas mediave gjermane emri i parë në listë është ai i Loris Karius, i cili duket i rilindur te Schalke04.
Bayern pritet të jetë një emrat më aktiv në merkato pasi emri i tyre po lidhet së fundmi edhe me dy lëvizje të rëndësishme. Nga Londra, gjatë janarit mund të largohet Martin Zubimendi, me mesfushorin spanjoll i cili nuk gjen shumë hapësira në skemat e Artetas. Arsenal është gati ta lë të lirë edhe pse investuan 70 milionë euro për të blerë kartonin e tij nga Real Sociedad. Për Zubimendin ka shfaqur interesim pikërisht klubi i Bayern Munich që prej kohësh po kërkon një mesfushor të ri. Për të siguruar kartonin e Zubimendit, Bayern duhet të “thyejë” konkurrencën e Atletico Madrid.
Në Mynih, gjatë janarit mund të vijë Zubimendi, por mund të largohet Jonathan Tah. Për qendërmbrojtësin gjerman ka shfaqur interesim të fortë ekipi i Barcelonës, por Sky Sport De zbulon se për momentin Bayern e konsideron të pashitshëm.
and then