VIDEO/ Aksident në aksin Sarandë-Ura e Gajdarit, 19-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me shtyllën

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Sarandë–Ura e Gajdarit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Toyota”, me drejtues 19-vjeçarin Gjolek Baba, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën anës rrugës.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Drejtuesi i automjetit ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor, të cilat kanë kryer edhe testin e alkoolit ndaj të riut. Sipas rezultatit, ai ka rezultuar 0.00 mg/l.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×