Zjarr në një magazinë druri në Gjirokastër, zjarrfikësit ndërhyjnë për të shmangur përhapjen e flakëve

Një zjarr ka përfshirë ambientet e brendshme të një magazine prej druri pranë ish-Parkut në Gjirokastër. Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në pjesën tjetër të objektit.

Në brendësi të magazinës ndodheshin materiale drusore, të cilat përbënin rrezik për përhapjen e shpejtë të zjarrit në të gjithë ambientin.

Për të mundësuar ndërhyrjen nga jashtë, zjarrfikësit prenë hekurat mbrojtës të një dritareje, duke krijuar akses për hedhjen e ujit dhe shuarjen e vatrës së zjarrit.

Falë ndërhyrjes së tyre, flakët u izoluan pa prekur ambientet e tjera të magazinës. Nga ngjarja janë raportuar vetëm dëme të vogla materiale.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×