Shqipëria feston fitoren ndaj Finlandës në “Air Albania”, gazetarja Trevisa Tufa i sjell fat kombëtares (FOTO)

Shqipëria mundi 2-0 Finlandën, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në garën për kreun e grupit në ligën C të Nations League. Gazetarja Trevisa Tufa ishte e pranishme në stadiumin “Air Albania”, për të rejat para, gjatë dhe pas ndeshjes.

E apasionuar pas futbollit dhe Kombëtares kuqezi, moderatorja e Sport News, të cilën jemi mësuar ta shikojmë çdo ditë në ekranin e News 24, nuk ka munguar në këtë mbrëmje të veçantë, duke ndjekur nga tribunat emocionet e takimit.

Një atmosferë festive në stadium, ku tifozët dhe populli shqiptar shijuan suksesin e kuqezinjve. Shqipëria ka grumbulluar 12 pikë deri më tani.

 



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×