Rast i veçantë te Kombëtarja: Merr fanellën me peshë të Muçit, kush do të jetë numri 10 ndaj Bjellorusisë (EMRI)

Ernest Muçi është mungesa e madhe e Kombëtares ndaj Bjellorusisë. Fanella e tij me numrin 10 i ka kaluar Feta Fetait siç raporton “Panorama Sport”. 21-vjeçari, që dhe pse është grumbulluar disa herë me kuqezinjtë, nuk regjistron asnjë minutë duke u bërë rast i veçantë. Për mesfushorin me tipare difensive është hera e tretë që përfshihet në skuadër prej dy vitesh.

Ysni Ismaili është risia e listës me 23 lojtarë. Mbrojtësi i Dinamos merr vendin e Ylber Ramadanit, i cili mungon për shkak të pezullimit nga kartonët.

Ismaili merr pikërisht fanellën me numër 20 që mban Ylberi. Ramadani dhe Muçi do e shohin ndeshjen bashkë me Klevi Qefalinë në tribunën e stadiumit “Illovszky Rudolf” të Budapestit.

Shqipërisë i mjafton barazimi ndaj Bjellorusisë. Kështu do e mbyllë në krye të grupit C1 të Ligës së Kombeve.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×