Dënimi me 12 vite burg/ Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Apelit për Francesco Becchettin

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit për dënimin me 12 vite burg të biznesmenit italian Francesco Becchetti.

Me këtë vendim, është konfirmuar ulja me 5 vite e dënimit fillestar prej 17 vitesh burg, të dhënë ndaj tij.

Becchetti është shpallur fajtor për krijimin e një skeme mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash.

Ai është akuzuar për katër vepra penale: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×