
Shqipëria e mbylli me sukses aventurën në Ligën e Kombeve, duke lënë pas edhe statistika interesante individuale. Në gjashtë ndeshje, 25 futbollistë morën minuta nën drejtimin e Rolando Maranit, ndërsa disa prej tyre spikatën në repartet përkatëse.
Ardian Ismajli ishte i vetmi që luajti çdo minutë, ndërsa Rei Manaj u shpall golashënuesi më i mirë me katër realizime. Kristjan Asllani shkëlqeu me tre gola dhe notën më të lartë mes kuqezinjve, 7.9.
Mes statistikave të tjera, Asllani vrapo më së shumti (10.7 ), ndërsa Mario Mitaj rezultoi më i sakti në pasime me 94%.
Një edicion ku Shqipëria jo vetëm siguroi ngjitjen në Ligën B, por zbuloi edhe disa protagonistë të rëndësishëm për vazhdimësinë. Me interes të madh priten paraqitjet në vijim.
and then