Ish-kryebashkiaku i Memaliajt, Gjolek Guci dënohet me 1 vit e 4 muaj burg nga GJKKO, i hiqet për 5 vite e drejta për funksione publike

Ish-kryebashkiaku socialist i Memaliajt, Gjolek Guci, është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg nga Gjykata e Posaçme (GJKKO), pasi është shpallur fajtor për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë, kryer në bashkëpunim.

Vendimi u shpall këtë të mërkurë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Engjëllushe Tahiri.

Në përfundim të gjykimit, Guci u dënua fillimisht me 2 vite burg, por përfitoi uljen me një të tretën e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Në këtë mënyrë, ai do të vuajë përfundimisht 1 vit e 4 muaj burg. Gjykata vendosi gjithashtu t’i heqë të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Për të njëjtën vepër penale u shpall fajtore edhe Edmonda Harizi. Ajo u dënua fillimisht me 1 vit burg, por pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar u reduktua në 8 muaj burg. Edhe Harizit iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Vendimi i GJKKO-së mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit brenda 15 ditëve, duke nisur nga dita e nesërme e njoftimit të tij.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×