Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit! Dyshime për grup të strukturuar dhe zyrtarë me imunitet parlamentar, prokuroria dërgon dosjen në SPAK

Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën dhe ka përcjellë në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dosjen për vjedhjen e rreth 700 mijë eurove në filialin e Postës Shqiptare në Durrës.

Dyshimet e Prokurorisë janë se pas kësaj ngjarjeje qëndron një grup i strukturuar kriminal. Sipas hetimeve, në skemën e vjedhjes mund të jenë përfshirë edhe ish-zyrtarë, të cilët aktualisht gëzojnë imunitet parlamentar.

Për këtë çështje janë arrestuar më herët ish-drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, ish-shefja e financës, Valbona Duni, si dhe arkëtarja Paola Dana.

Tashmë dosja do të shqyrtohet nga SPAK, për shkak të dyshimeve mbi përfshirjen e një grupi të strukturuar kriminal dhe të personave që sot mund të kenë imunitet parlamentar.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×