Shembet masivi shkëmbor në rrugën Qafë Buall-Krastë, bllokohet totalisht qarkullimi

Rruga Qafë Buall–Krastë, që lidh Bulqizën me zonën e Martaneshit, është bllokuar këtë të enjte pas shembjes së një masivi të madh shkëmbor.

Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të njohur si “Ura e Luçanës”, ku një sasi e konsiderueshme shkëmbinjsh ka rënë në rrugë, duke pamundësuar plotësisht qarkullimin e automjeteve.

Si pasojë, disa automjete kanë mbetur të bllokuara në të dyja anët e zonës së shembjes, ndërsa drejtuesit e tyre nuk kanë mundur të vijojnë udhëtimin drejt destinacioneve përkatëse.

Deri më tani nuk ka informacion për persona të lënduar. Qarkullimi në këtë aks rrugor vijon të jetë i bllokuar.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×