
Juan Mata ka marrë vendimin për t’i dhënë fund karrierës si futbollist profesionist, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm të futbollit spanjoll dhe atij evropian.
Mesfushori spanjoll largohet nga fushat e blerta me një CV të jashtëzakonshme, ku spikasin triumfi në Kupën e Botës 2010 dhe fitimi i Kampionatit Evropian në vitin 2012.
“Futbolli nuk do të jetë larg jetës time asnjëherë. Do të ndalem së luajturi profesionalisht, por nuk do të ndalem së qeni futbollist”, ka thënë ndër të tjera Mata.
and then