SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit, kallëzimi përfshin edhe bashkëshortin dhe tre persona të tjerë

SPAK ka regjistruar një procedim penal pas një kallëzimi të depozituar ndaj deputetes socialiste Elisa Spiropali. Në materialin kallëzues ngrihen dyshime për disa vepra penale që lidhen me deklarimin e pasurisë, transaksionet financiare dhe ushtrimin e funksioneve publike.

Referimi është bërë për një sërë veprash penale që lidhen me deklarimin e rremë, mosdeklarimin dhe fshehjen e pasurisë, pastrimin e produkteve të veprës penale, shpërdorimin e detyrës dhe korrupsionin. Burime konfirmuan se procedimi penal është regjistruar në emër të bashkëshortit të Spiropalit, Salarjon Totaj dhe motrës së tij.

Në listën e personave ndaj të cilëve kërkohet verifikimi janë pesë emra.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×