
Aldo Gjini, një prej personave të akuzuar nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të Rrajave të Fushë-Krujës, është transferuar nga burgu i Drenovës drejt regjimit të posaçëm të sigurisë 41 BIS.
Sipas informacioneve konfidenciale, vendimi për transferimin e tij është marrë pas një periudhe tre mujore nën mbikëqyrje. Deri më tani, Gjini mbahej i izoluar në burgun e Drenovës, ndërsa tashmë do të vuajë dënimin në regjimin 41 BIS, ku zbatohen masa të rrepta sigurie dhe kufizime të forta në komunikimin me personat e tjerë.
Aldo Gjini është një prej personave të akuzuar nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të Rrajave të Fushë-Krujës, i dyshuar për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në kuadër të një operacioni të zhvilluar në dhjetor të vitit 2025, ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest në burg”.
Emri i Gjinit është përmendur edhe në disa ngjarje të tjera kriminale, mes tyre një plagosje e ndodhur në Tiranë në vitin 2021. Gjithashtu, ai raportohet se ka pasur probleme me drejtësinë edhe në Itali e Luksemburg.
and then