Serie A/ Lazio ruan kreun e renditjes, super Donyell Malen, Roma “shkatërron” Parmën. Fitojnë Como dhe Napoli

Java e 12-të e Serisë A solli gola dhe rezultate të rëndësishme në katër sfidat e së shtunës. Lazio dhe Roma dhuruan fitore bindëse, Napoli mori tri pikë me vlera, ndërsa Como vazhdon të konfirmohet si një nga surprizat e kampionatit.

Kryesuesit e Lazios triumfuan 3-0 ndaj Leçes, duje vijuar të ruajnë kreun. Sulmuesi holandez Noslin ishte protagonist kryesor, duke realizuar dy gola ndërsa Davide Frattesi vulosi suksesin në minutat e fundit. Një fitore që e ngjit skuadrën e drejtuar nga Gatuzo në kuotën e 32 pikëve, duke ruajtur kreun e renditjes.

Spektakël edhe në “Tardini”, ku Roma shkatërroi Parmën me rezultatin 5-1. Protagonisti absolut ishte Donyell Malen, autor i katër golave, ndërsa Rodrigo Mora plotësoi festivalin e golave për verdhekuqtë. Elphege shënoi golin e vetëm për miqtë. Me këtë fitore, Roma ngjitet në kuotën e 30 pikëve, vetëm dy më pak se Lazio.

Fitore me vlera edhe për Comon, që mposhti Kaljarin 2-0 me golat e Ramón dhe Da Cunha., duke lënë pas humbjen e fundit ndaj Interit. Skuadra e Fabregas shkon në kuotën e 24 pikëve, vetëm një pikë larg Romës, duke vijuar një sezon mjaft pozitiv. Nga ana tjetër, Kaljari mbetet me 16 pikë.

Ndërkohë, Napoli iu fal Scott McTominay për të mposhtur Torinon 1-0. Mesfushori skocez vendosi fatin e takimit me një goditje të fuqishme nga distanca në pjesën e dytë, duke i dhënë skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme. Napoli barazon përkohësisht Juventusin në renditje, ndërsa Torino mbetet në vendin e 12-të.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×