Surprizë te Chelsea, Abramovich rikthehet dhe kërkon 150 milionë paund

Roman Abramovich vazhdon të ketë interesa financiare te Chelsea, edhe katër vite pas shitjes së klubit londinez.

Sipas “The Times”, ish-pronari synon të rikuperojë deri në 150 milionë paund, të cilat u mbajtën pezull gjatë marrëveshjes së shitjes në vitin 2022 për të mbuluar penalitete dhe shpenzime të mundshme ligjore.

Ndërkohë, Chelsea është gjobitur për pagesa të padeklaruara gjatë epokës Abramovich. Sipas marrëveshjes, deri më 30 maj 2027 duhet të përcaktohen zbritjet përkatëse, ndërsa pjesa e mbetur do t’i kalojë kompanisë së ish-pronarit. Megjithatë, rikuperimi i plotë i shumës prej 150 milionë paundësh nuk është i garantuar. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të presim e të shohim.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×