NBA/ Spurs e Lakers në krye, “bien” Oklahoma dhe Philadelphia

San Antonio Spurs dhe Los Angeles Lakers vazhdojnë marshimin në NBA, duke u bërë skuadrat e para që arrijnë kuotën e 15 fitoreve këtë sezon. Dy ekipet kryesojnë renditjen në Konferencën e Perëndimit pas sukseseve të fundit.

San Antonio mposhti Sacramento Kings me rezultatin 123-107, në një ndeshje ku shkëlqeu Stephon Castle me 28 pikë. Pa shumë vështirësi fitoi edhe Los Angeles Lakers, që kaluan 109-94 Utah Jazz, me Luka Doncic protagonist, gjithashtu me 28 pikë.

Vazhdon të bindë edhe Houston Rockets, që triumfuan 116-104 ndaj Los Angeles Clippers. Kevin Durant ishte lojtari më i mirë i takimit, duke realizuar 32 pikë.

Surpriza e mbrëmjes erdhi nga Portland Trail Blazers, që mposhtën në transfertë Philadelphia 76ers me rezultatin 128-111. Deni Avdija udhëhoqi skuadrën fituese me 31 pikë, ndërsa Philadelphia, pavarësisht humbjes, mbetet në krye të Konferencës së Lindjes.

Ndërkohë, Indiana Pacers arriti një fitore të rëndësishme ndaj Oklahoma City Thunder, duke triumfuar 125-120. Për Oklahomën nuk mjaftuan as 38 pikët e Shai Gilgeous-Alexander.

Në ndeshjet e tjera, Phoenix Suns iu imponuan New Orleans Pelicans pas kohës shtesë, me rezultatin 123-119, ku Jalen Green kontribuoi me 25 pikë. Fitore bindëse edhe për Minnesota Timberwolves, që shkatërruan Brooklyn Nets 142-116, falë paraqitjes fantastike të Jaden McDaniels, autor i 34 pikëve.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×