VIDEO/ Transportonin fishekzjarrë të kontrabanduar për t’i shitur, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, sekuestrohen 21 kuti

Policia e Tiranës ka finalizuar fazën e katërt të operacionit të koduar “Fireworks”, duke goditur një tjetër rast të posedimit dhe tregtimit të paligjshëm të lëndëve piroteknike. Në pranga ka përfunduar një 25-vjeçar, i identifikuar me inicialet R. B., ndërsa një 21-vjeçar, me inicialet F. A., është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Sipas policisë, dy të rinjtë u ndaluan në rrugën “7 Nëntori”, teksa transportonin me dy automjete kuti me fishekzjarrë, të dyshuara si të kontrabanduara. Lënda piroteknike dyshohet se transportohej për llogari të 25-vjeçarit, me qëllim shitjen e saj.

Gjatë kontrolleve, uniformat blu konstatuan se fishekzjarrët nuk shoqëroheshin me dokumentacionin përkatës të blerjes, ndërsa dy shtetasit nuk ishin të pajisur me licencë për tregtimin e tyre.

Në vijim të operacionit, policia ushtroi kontroll edhe në banesën e 25-vjeçarit, ku gjeti kuti të tjera me lëndë piroteknike. Në total, u sekuestruan 21 kuti me fishekzjarrë, dy automjetet e përdorura për transportin, si dhe celulari i të arrestuarit.

Policia bën me dije se hetimet dhe kontrollet vijojnë për identifikimin dhe goditjen e rasteve të tjera të kontrabandimit dhe tregtimit të paligjshëm të lëndëve piroteknike.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×