
Një 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në fshatin Sovjan, në Maliq.
Sipas informacionit paraprak të policisë, trupi i pajetë i shtetases me inicialet A. M. u konstatua rreth orës 16:00. Nga këqyrja paraprake nuk janë vërejtur shenja dhune.
Dyshimet paraprake janë se 43-vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
and then