Dhuna shpërthen në ndeshjen Marseille-Levski Sofia, pesë tifozë bullgarë përfundojnë në spital! Klubi kërkon ndërhyrjen e UEFA-s

Incidente të rënda shoqëruan përballjen mes Marseille dhe Levski Sofia në javën e pestë të fazës së ligës në Europa League, ku pesë shtetas bullgarë mbetën të plagosur dhe u transportuan në spitalet e qytetit francez.

Situata mes tifozëve doli jashtë kontrollit, duke lënë në hije zhvillimin e ndeshjes. Ngjarjet kanë shkaktuar reagimin e drejtuesve të klubit bullgar, të cilët kërkojnë masa nga UEFA për të parandaluar përsëritjen e episodeve të tilla. Drejtori ekzekutiv i Levski Sofia, Daniel Borimirov, dënoi incidentet dhe kërkoi që organizmi europian i futbollit të mos qëndrojë indiferent përballë situatave të tilla.

“Shpresoj që të mos luhen më ndeshje në këtë fazë. Besoj se duhet të merren masa në mënyrë që ndeshjet të zhvillohen normalisht. Futbolli supozohet t’u sjellë gëzim njerëzve, jo të na lejojë të shohim skena të tilla. Zyrtarët e UEFA-s nuk mund të rrinë duarkryq dhe të vazhdojnë të lejojnë që ndeshjet të luhen në kushte të tilla”, deklaroi Borimirov.

Drejtuesi i klubit bullgar kërkoi kështu një reagim konkret nga UEFA, me qëllim garantimin e sigurisë së tifozëve dhe zhvillimin normal të ndeshjeve europiane.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×